Pse Signum?

Çdo emër lë një shenjë. Ne ndihmojmë që ajo shenjë të jetë e qartë, e besueshme dhe e qëndrueshme.

SIGNUM është një studio e komunikimit strategjik që këshillon kompani, profesionistë, drejtues dhe figura publike në mënyrën si shprehen, pozicionohen dhe ndërtojnë reputacionin e tyre.

Ne besojmë se komunikimi nuk është thjesht mënyra si dukeni në publik.

Është mënyra si shprehni atë që përfaqësoni, si ndërtoni besim dhe si merrni përgjegjësi për atë që thoni.

Perceptimi nuk ndërtohet vetëm nga ajo që tregoni, por edhe nga ajo që njerëzit kuptojnë, përjetojnë dhe mbajnë mend.

SIGNUM është ajo që mbetet.

Më shumë se imazh

Nuk ndërtojmë vetëm mënyrën si dukeni. Ndërtojmë mënyrën si kuptoheni dhe mbaheni mend.

Kontakt

Ajo që përfaqësoni ka rëndësi. Mënyra si e komunikoni, gjithashtu.

Na shkruani